Vizita e Senatorit Michel Berson [fr]

Z. Michel BERSON, kryetari i grupit të miqësisë Francë-Shqipëri në Senatin francez, vizitoi Tiranën nga data 28 shkurt deri në 1 mars. Senatori Berson mori pjesë në fillimin zyrtar të një binjakëzimi të Kuvendit të Shqipërisë me Parlamentin hungarez dhe atë francez, në kuadrin e një programi evropian IPA.

Të dyja asambletë parlamentare franceze, Asambleja Kombëtare dhe Senati, fituan tenderin në partneritet me Parlamentin hungarez.

Programi, i cili do të zhvillohet në dy vjet, do t’i lejojë Parlamenti shqiptar të frymëzohet nga përvoja e këtyre parlamenteve evropiane, për të përforcuar kapacitetet e tij në lidhje me punën parlamentare dhe me burimet profesionale të administratës së Parlamentit.

Z. Michel BERSON është pritur në një takim nga Znj. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Ai zhvilloi një takim me anëtarët e grupit të miqësisë Shqipëri-Francë, kryesuar nga Znj. Paulina Hoti. Ai u takua edhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Z. Edi Rama.


Le Sénateur Berson - Discours - PNG

Mme Topalli - M. Berson - PNG

M. Rama - Sénateur Berson - JPEG


Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes