Vizita e z. Alain Richard, Përfaqësues i posaçëm për Ballkanin [fr]

Ish-Ministri Alain Richard, i emëruar Përfaqësues i Posaçëm i Francës në Ballkan pas pjesëmarrjes së Presidentit Hollande në Samitin e Brdos, vizitoi Shqipërinë të premte, më 25 Tetor.

Zoti Alain Richard mori pjesë në Takimin e Bashkëpunimit të Decentralizuar Francë-Ballkan, gjatë të cilit komuna dhe rajone të Francës, të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit patën shkëmbime mbi tema konkrete bashkëpunimi: plane të rregullimit urban, mbrojtja e mjedisit dhe trashëgimisë, shërbimet publike lokale, zhvillimi i aktivitetit ekonomik ...

Zoti Richard, përgjegjës për nxitjen e marrëdhënieve ekonomike midis Francës dhe vendeve të Ballkanit, mbi baza bilaterale por edhe duke inkurajuar projektet rajonale, u takua me Kryetarin e Kuvendit, Z. Meta, Kryeministrin, Z. Rama, si dhe ministrat që mbulojnë fushën e ekonomisë.

Alain Richard avec le Premier ministre Edi Rama - JPEG

Ndryshimi i fundit: 31/10/2013

Në krye të faqes