Vizita në Francë e Kryeministrit Berisha [fr]

Kryeministri shqiptar, Shkëlqesia e Tij Z. Sali Berisha, ka qëndruar në Francë nga data 6 në 9 dhjetor. Më 9 dhjetor, ai u prit nga Kryeministri francez, Z. François Fillon, dhe nga Ministri i Industrisë, Energjisë dhe Ekonomisë dixhitale, Z. Eric Besson.

Gjatë dy takimeve u vu theksi tek cilësia e mirë e marrëdhënieve midis Francës dhe Shqipërisë. Të dy krerët e qeverive diskutuan për perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Franca e mbështet.
Z. Fillon kujtoi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian supozon që vendet, të cilat kanë si synim antarësimin, të kryejnë reformat e nevojshme për këtë qëllim.

Në diskutim u trajtuan edhe çështjet rajonale, veçanërisht situata në Ballkanin Perëndimor.

Të dyja palët shprehën dëshirën për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në fushën e ujit, të energjisë dhe të transporteve, të cilat kanë qënë qëllimi i një misioni të kohëve të fundit të kompanive franceze në Shqipëri.

Kryeministri Berisha u ftua të merrte pjesë si i ftuar nderi në simpoziumin "Bota e Re" që do të mbahet më 5 janar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Paris dhe ai e pranoi këtë ftesë. Nga ana e tij, Z. Berisha ftoi Kryeministrin, si dhe Ministrin e Industrisë, Energjisë dhe Ekonomisë dixhitale, të zhvillojnë një vizitë në Shqipëri.

http://www.gouvernement.fr/presse/le-premier-ministre-francois-fillon-a-recu-sali-berisha-premier-ministre-de-la-republique-d--0


PM Berisha avec PM Fillon - JPEG


Ministre de l'Industrie et de l'Energie M. Besson avec PM Berisha - JPEG

Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes