Vizita në Francë e Z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë [fr]
Z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, i Zhvillimit Rural dhe i Administrimit të Ujërave zhvilloi një vizitë punë në Francë, nga e data 24 deri më 26 Shkurt:
e hënë 24 Shkurt: vizitë në portin Boulogne-sur-mer, takime me të zgjedhurit vendorë dhe me profesionistë të peshkimit si dhe me Z. Frédéric Cuvillier, Ministër i deleguar i ngarkur me Transportet, Detin dhe Peshkimin;
e martë 25 dhe e mërkurë 26 Shkurt: vizitë në Panairin ndërkombëtar të Bujqësisë, takim me Z. Guillaume Garot, Ministër i deleguar për çështjet Agroushqimore, prezantimi i bujqësisë shqiptare gjatë tryezës së rrumbullakët mbi “Siguria ushqimore dhe bujqësia familjare në vendet e Mesdheut”, drejtuar nga Z. Yves Le Foll, Ministër i Bujqësisë, i çështjeve Agroushqimore dhe i Pyllit.