Vizita në Francë e Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës [fr]

Ministrja shqiptare e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro vizitoi Francën nga data 29 Janar deri më 3 Shkurt, me qëllim që të zhvillohej edhe më tej bashkëpunimi midis Francës dhe Shqipërisë në këtë fushë.

Ajo u prit nga homologja e saj, Znj. Aurélie Filipetti, Ministre e Kulturës dhe e Komunikimit, nga Znj. Yamina Benguigui, Ministre e deleguar e ngarkuar me Frankofoninë, nga Z. Xavier Darcos, kryetar i Institutit francez, dhe nga disa drejtues të institucineve kulturore franceze. Lidhjet kultorore dhe intelektuale janë tepër të pasura midis Francës dhe Shqipërisë dhe anëtarësimi i kësaj të fundit në Organizatën e Frankofonisë kanë shërbyer si një pikënisje për projekte të reja bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e edukimit artistik dhe kulturor dhe të menaxhimit të trashëgimisë.

Znj. Kumbaro theksoi se « Shqipëria është një vend frankofon, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon duke ndihmuar në krijimin e një hapësire frankofone për rajonin ». Në një intervistë për TV5Monde (kliko këtu), ajo nënvizoi se « as politika as ekonomia nuk mund të bëjnë atë që mund të arrijë kultura ».

Nê kuadrin e vizitës së saj në Francë, Ministrja Kumbaro u taku gjithashtu me Drejtorin e Qendrës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Z. Kishore Rao, dhe Znj. Cécile Duvelle, shefe e Sektorit të Trashëgimisë Shpirtërore të UNESCO-S.

Të enjte më 30 Janar, Znj. Kumbaro mori pjesë në koncertin e violinistit Alban Pengili, organizuar nga Ambasda e Shqipërisë në Paris, në kuadrin e aktiviteteve « Për një imazh të ri të Shqipërisë në botë ».

Ndryshimi i fundit: 05/02/2014

Në krye të faqes