Vizita në Paris e Kryeministrit Sali Berisha (5 dhe 6 janar 2012) [fr]

Kryeministri Sali Berisha vizitoi Parisin për herë të dytë në dy muaj (vizita e tij e mëparshme më 9 dhjetor).

I ftuar nga qeveria franceze, ai morri pjesë në seminarin vjetor "Bota e Re", ku paraqiti politikën ekonomike të Shqipërisë në njëzet vitet e fundit dhe arsyet që sipas tij shpjegojnë ruajtjen e një rritjeje pozitive megjithë krizën që prej vitit 2008.

Z. BERISHA, i cili ndodhet në profil i ulur në të djathtë të Kryeministrit francez, Z. François FILLON, morri pjesë gjithashtu në pritjen e mbylljes, e cila u mbajt në Pallatin Presidencial Elysée, me ftesë të Presidentit të Republikës, Z. Nicolas SARKOZY.

Kryeministri shqiptar, i cili ripohoi dëshirën e tij për një rritje të shkëmbimeve franko-shqiptare në fushën e tregëtisë dhe të investimeve, pati gjithashtu takime në këtë linjë me Z. Pierre LELLOUCHE, Sekretar Shteti i ngarkuar për Tregtinë e Jashtme, si dhe me drejtues ndërmarrjesh të mëdha franceze: Z. Patrick KRON, President-Drejtor i Përgjithshëm i grupit ALSTOM dhe Z. Gérard MESTRALLET, President-Drejtor i Përgjithshëm i grupit GDF-SUEZ.


PM Berisha avec PM Fillon (centre) - JPEG


Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes