Vizita në Tiranë e Z. Frédéric Petit, deputet i zonës së 7-të për francezët që jetojnë jashtë Francës [fr]

Z. Frédéric Petit, deputet i zonës së 7-të për francezët që jetojnë jashtë Francës, e cila përfshin 16 shtete duke përfshirë edhe Shqipërinë, dhe banon në Varshavë, vizitoi Tiranën për herë të parë nga data 4 deri në 8 janar 2018. Z. Petit, anëtar i grupit parlamentar të miqësisë Francë-Shqipëri, u takua me homologët e tij në zyrat e Parlamentit, Z. Tritan Shehu (PD), kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Francë, Z. Andrea Marto (PS) dhe Z. Shezai Rrokaj (LSI), anëtarë të grupit. Deputetët planifikuan të shtojnë shkëmbimet e tyre. Z. Petit kishte disa propozime të para në këtë drejtim.

JPEG - 771.7 ko
(nga e m. në të d. në foto) Z. Shezai Rrokaj, deputet i LSI-së, Z. Tritan Shehu, kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Francë, Z. Frédéric Petit, deputet për francezët që jetojnë jashtë Francës, Znj. Christina Vasak, Ambasadore e Francës, Z. Andrea Marto, deputet i PS-së, Mme Isabelle Le-Guellec, Këshilltare e parë

Ndryshimi i fundit: 09/01/2018

Në krye të faqes