Vizitë e Ambasadores në pikën e kalimit kufitar të Aeroportit « Nënë Tereza ». [fr]

JPEG
Vizitë e Ambasadores në pikën e kalimit kufitar të Aeroportit « Nënë Tereza ».

E shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Z. Hysni Burgaj dhe Drejtori i Policisë Kufitare, Z. Pëllumb Nako, Ambasadorja ka vizituar më 12 mars pikat e kalimit kufitar të Aeroportit të Rinasit. Autoritetet policore të aeroportit i kanë treguar funksionimin e pikave të kontrollit të daljes nga territori shqiptar. Pas vizitës, Z. Burgaj dhe Ambasadorja iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Ata nënvizuan bashkëpunimin e shkëlqyer midis policisë së dy vendeve. Z. Burgaj e vuri theksin në angazhimin e autoriteve shqiptare për respektimin nga shtetasit shqiptarë të rregullave të qëndrimit të përcaktuara në kuadrin e liberalizimit të vizave. Ambasadorja shprehu shqetësimin e saj në lidhje me rritjen e numrit të qëndrimeve të paligjshme të shtetasve shqiptarë në Francë: kohëzgjatje e qëndrimit përtej afait ligjor, rritje e kërkesave për azil dhe minorenë të braktisur nga familjet e tyre në territorin francez. Ajo paralajmëroi se ata që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit në hapësirën Schengen do të kthehen në Shqipëri dhe do t’u ndalohet udhëtimi në vendet e Evropës për një periudhe 5-vjeçare. Në ditët e ardhshme do të nënshkruhet midis Shqipërisë dhe Francës Protokolli i Ripranimit.
JPEG

Ndryshimi i fundit: 14/03/2013

Në krye të faqes