Vizitë ne Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë [fr]

Dy Ambasadoret e Francës në Shqipëri dhe në Maqedoni vizituan së bashku Qendrën e Përbashkët të shkëmbimit të informacionit të Qafë Thanës.

Visite du poste frontière de Qafë Thanë - JPEG

Më 16 maj, dy Ambasadoret e Francës, Znj. Christine MORO, Ambasadore në Shqipëri dhe Znj. Laurence AUER, Ambasadore në ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, vizituan së bashku Qendrën e Përbashkët të shkëmbimit të informacionit në kufirin shqiptaro-maqedonas të Qafë Thanës.

Kjo strukturë, e krijuar në 2012, mbi bazën e modelit të CCPD-së (Qendra e Bashkëpunimit Policor dhe Donagor) francez, e financuar pjesërisht nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka si rol të grupojë shërbimet e Policisë kufitare, doganat dhe shërbimet fito-sanitare të dy Shteteve.

Vizita u zhvillua në praninë e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kufirit shqiptar, Z. Pëllumb NAKO, të koordinatorëve shqiptarë dhe maqedonas të qendrës dhe të një përfaqësuese të OSBE-së në Tiranë.

Znj. MORO dhe Znj. AUER përgëzuan autoritetet shqiptare dhe maqedonase për krijimin e këtij projekti të përbashkët duke u siguruar atyre mbështetjen e Francës, kryesisht në fushën e bashkëpunimit teknik, për realizimet e ardhshme.

Dy Ambasadoret theksuan rëndësinë e bashkëpunimit midis shteteve fqinje për menaxhimin e kufijve, i cili bën të mundur një luftë sa më efikase kundër të gjitha formave të krimit, në veçanti trafiku i drogës dhe i qenieve njerëzore. Ato kujtuan se bashkëpunimi policor ishte një element i rëndësishëm i veprimtarisë së Ambasadave të tyre respektive.

Ato vunë theksin gjithashtu tek ndikimi pozitiv i qendrave të perbashkëta për të lehtësuar dhe përshpejtuar shkëmbimet tregtare. Franca nxit zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis vendeve të rajonit. Kjo përbën një element nxitës të integrimin rajonal, e cila duhet të shkojë bashkë me integrimin evropian.

Visite du poste frontière de Qafë Thanë - JPEG

Ndryshimi i fundit: 19/05/2014

Në krye të faqes