Vizitë në kërkimet e misionit arkeologjik franko-shqiptar të Durrësit [fr]

Në 21 qershor, Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri, e shoqëruar nga Zonja Rose-Anne Bisiaux, Këshilltare për Bashkëpunimin dhe Kulturën, vizitoi sitin e kërkimeve të përvitshme të misionit arkeologjik franko-shqiptar të Durrësit – Dyrrachium, që u zhvilluan përgjatë një muaji. Program arkeologjik në qendër të qytetit të dytë të vendit – dhe më i vjetri – punimet janë përqendruar këtë vit në studimin e vendndodhjeve urbane të qytetit të vjetër nëpërmjet hapjes së dy kantjereve : kantjeri i Macellum (tregu, pas Pallatit të Kulturës) dhe kantjeri i Pallatit të Sporteve.

Dy bashkëdrejtorët e misionit, Catherine ABADIE-REYNAL dhe Eduard SHEHI, paraqitën rezultatet e fushatës së kërkimeve që u realizua nga ekipi franko-shqiptar dhe ku marrin pjesë arkeologë, arkitektë dhe studentë të arkeologjisë dhe topografisë. Objekte të jetës së përditshme të ruajtura shumë mirë, u bë e mundur të zbulohen me këtë rast.

Ndryshimi i fundit: 28/06/2018

Në krye të faqes