Vizitë në misionet arkeologjike franko-shqiptare [fr]

Në këtë fillim gushti, Ambasadorja zhvilloi një vizitë në terren në misionin arkeologjik franko-shqiptar të Korçës, si dhe në parkun arkeologjik të Bylisit.

Misioni arkeologjik i Korçës është i vendosur brenda mureve të muzeut arkeologjik të këtij qyteti. Në këtë muaj gusht, arkeologët francezë, nën udhëheqjen e Profesorit Gilles Touchais (Universiteté de Paris 1 Panthéon-Sorbonne) dhe të Profesorit Petrika Lera, janë duke analizuar rezultatet e gërmimeve të tyre në zonat e Sovjanit dhe të Kallamasit. Profesorët Touchais dhe Lera si dhe Dr. Cécile Obreweiler, i Shkollës Franceze të Athinës, shoqëruan Ambasadoren në teren në breg të liqenit të Prespës, ku kërkimet fokusohen në zonat e pushtuara në kohën proto-historike nga popullata të vendosura pranë liqenit, dhe që prodhonin vegla guri të lëmuar me një qëllim të qartër për tregëti. Ekipet franko-shqiptare janë duke kërkuar gjithashtu pranë ish liqenit të Maliqit ku ata kanë gjatur gjurmë banimesh liqenorë si në Sovjan.

Ambasadorja vizitoi gjithashtu parkun arkeologjike të Bylisit, objekt i punimeve të përbashkëta franko-shqiptare, të cilat fokusohen këtë herë në periudhën e Mesjetës. Në fakt, qyteti, i ndërtuar në epokën helenistike, u kthye në fillim të erës sonë në një qendër të rendësishme politike, tregtare dhe fetare, siç e dëshmojnë mbetjet e bazilikave të shumta. Gërmimet dhe publikimet përkatëse janë kryer nga Profesori Pascale Chevalier, i Université de Clermont-Ferrand, dhe Shkollës Franceze të Athinës. Ambasadorja u prit nga Drejtori i parkut arkeologjik, Profesori Bashkim Vrrekaj.


Ndryshimi i fundit: 18/02/2014

Në krye të faqes