Vizitë solidariteti e deputeteve Mireille Clapot dhe Valérie Thomas në Thumanë dhe Krujë [fr]

Znj. Mireille Clapot, deputete e rajonit të Drôme dhe presidente e grupit të miqësisë Francë-Shqipëri dhe znj. Valérie Thomas, deputete e rajonit të Puy-de-Dome dhe anëtare e grupit, erdhën në Shqipëeri për të shprehura solidaritetin e tyre me popullin shqiptar pas tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit 2019. Ato u shoqëruan nga z. Claude Lett dhe z. Didier Bayon, bashkë-kryetarë të shoqatës « Aides Actions Internationales Pompiers » (AAIP). Pasi vizitës në Durrës një ditë më parë, delegacioni, i kryesuar nga kryetarja e grupit të miqësisë në Parlamentin shqiptar znj. Mirela Kumbaro dhe nga deputetja e Krujës znj. Eglantina Gjermeni, shkoi në Thumanë të shtunën 8 shkurt, zonë e prekur rëndë nga tërmeti (24 të vdekur ose gjysma e viktimave), dhe në Krujë, për të takuar personat e dëmtuar dhe zjarrfikësit që morën pjesë në aksionin e shpëtimit. Këto takime, dhjetë ditë para konferencës së donatorëve në Bruksel, këtë 17 shkurt, bënë të mundur vlerësimin e nevojave të menjëhershme të banorëve në Thumanë dhe zjarrfikësve në Krujë, dhe ndihmës materiale, e cila mund t’ju jepet brenda një afati të shkurtër nga shoqata AAIP, grupi i miqësisë ose përmes ambasadës.

Ndryshimi i fundit: 19/03/2020

Në krye të faqes