Vizitë zyrtare në Paris e Ministres shqiptare të Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli [fr]

Ministri i Mbrojtjes, Z. Jean-Yves Le Drian, priti për një vizitë zyrtare homologen e tij shqiptare, Znj. Mimi Kodheli.

JPEG

Z. Jean-Yves Le Drian konfirmoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë dhe deklaroi se bashkëpunimi ishte tepër pozitiv.

Ai vlerësoi rolin që luan Shqipëria si vend anëtar i NATO-s për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar: “Mes dy vendeve tona ka një marrëdhënie të fortë dhe efektive. Franca ndjek me shumë vëmendje pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Afganistan dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj edhe në operacione të BE-së”.

Znj. Kodheli përshëndeti kontributin e madh që jep Franca në favor të formimit të oficerëve shqiptarë në shkollat më të mira franceze dhe theksoi bëshkëpunimin të suksesshëm gjatë misionit në Çad ku Shqipëria ishte përkrah trupave franceze.

JPEG

Znj. Kodheli bëri me dije se Ministria e Mbrojtjes ishte në proces shqyrtimi të mundësive për të marrë pjesë në një mision të Bashkimit Evropian, përkatësisht në Mali.

Ajo shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të përforcoheshin dhe se, në këtë kontekst, dy vendet duhet të rinovojnë marrëveshjet dypalëshe të bashkëpunimit, të cilat datojnë që nga viti 1996.

Në planin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2014, janë planifikuar 17 aktivitete të propozuara nga të dy palët, nga të cilat 8 do të zhvillohen në Francë dhe 9 në Shqipëri.

JPEG

Ndryshimi i fundit: 18/06/2014

Në krye të faqes