WIKILEAKS: Deklarata e zëdhënsit të MPJE [fr]

Pyetje – Do të dëshiroja të dija nëse ka ndonjë reagim nga ana juaj në vijim të publikimit të disa dokumenteve nga Wikileaks. Zoti Levitte është cituar të ketë cilësuar presidentin venezuelian Chavez si "të çmendur" dhe regjimin e Iranit, si një shtet "fashist". A do i dëmtojë, botimi i këtyre deklaratave, interesat e Francës?
A ka ndërmarrë Franca, ndonjë veprim pranë autoritetet e vendeve të prekura nga deklaratat e zyrtarëve francezë, të shpallur nga Wikileaks?

Përgjigje - Ne shprehim keqardhjen e thellë të publikimit të qëllimshëm dhe të papërgjegjshëm nga website Wikileaks të korrespondencave diplomatike amerikane.

Ne nuk konfirmojë asnjë nga deklaratat që u atribuohen autoriteteve dhe diplomatëve francezë në këto dokumente.

Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara nga Departamenti i Shtetit përbën një cënim të sovranitetit të Shteteve dhe të fshehtësisë së korrespondencës, mishëruar në Konventën e Vjenës në lidhje me Marrëdhëniet Diplomatike.
Një shkelje e tillë e konfidencialitetit të dokumenteve të brendshme të administratës amerikane është shqetësuese në shumë aspekte. Ajo mund të dëmtojë zgjidhjen e një sërë çështjesh esenciale që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të rrezikojë sigurinë e njerëzve.
Partnerët tanë amerikanë na kanë informuar paraprakisht në lidhje me një publikim të tillë. Zonja Hillari Klinton e kishte vënë në dijeni Zonjën Alliot-Marie, që më 26 nëntor, në lidhje me këtë temë.
Ne u kemi paraqitur bashkëbiseduesve tanë amerikanë gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për pasojat e një situatë të tillë.

Pyetje - Diplomacia franceze a i ka mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur nga ndonjë ndërhyrje e ngjashme si kjo që ka pësuar diplomacia amerikane? Diplomatët francezë a janë ata të inkurajuar për të spiunuar kolegët e tyre në Nju Jork apo gjetiu?
Zbulimet e Wikileaks janë ato të bazuara në telegrame e vërteta, sipas Ministrisë së Punëve të jashtme dhe evropiane apo ka dyshime në lidhje me përbërjen e tyre?

Përgjigje - Ne përdorim të gjitha mjetet që ne konsiderojmë si të përshtatshme për të siguruar ruajtjen e fshehtësisë së korrespondencës sonë diplomatike.

Përpjekjet e diplomatëve francezë bëhen plotësisht brenda kuadrit të rregullave të përcaktuara nga Konventa e Vjenës në lidhje me Marrëdhëniet Diplomatike.

Lidhur me pikën tuaj të tretë, do t’ju ftoja të shihnit deklaratat zyrtare të SHBA.

Ndryshimi i fundit: 16/11/2011

Në krye të faqes