Yves Boisset, i ftuar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Tiranës [fr]

Festival Internation­al du Film de Tirana­ - JPEGRegjisori i famshëm francez Yves BOISSET do të jetë i pranishëm në hapjen e Festivalit më 23 tetor në orën 18:00 në Kinema Millenium dhe do të prezantojë filmin ë tij Atentati (1972) më 24 tetor në orën 18:00 po në Kinema Millenium.

Filmat e tjerë francez që do të prezantohen në Festival:

Kategoria « Eksperimental »: La Trace du Sel (7mn, 2011), i Albert Merino;

Kategoria « Dokumentar »: La larme du bourreau (29mn, 2012), i Layth Abdulamir;

Kategoria « Të Animuar »: Lettres de femmes (11mn, 2013), i Augusto Zanovello;

Kategoria « Fiksion »: Humus (70mn, 2013), i Frédéric Labonde; La Croix et la Bannière (10mn, 2012), i Cyril Battarel; Argile (18 mn, 2012), i Michael Guerraz; Baba Noël (15 m, 2012, i Walid Mattar).

Për më shumë informacion mbi programin dhe oraret vizitoni faqen e internetit të Festivalit.

Ndryshimi i fundit: 22/10/2013

Në krye të faqes