Vizita në Francë e Z. Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit [fr]

Z. Ilir Meta u takua të hënë, më 9 Dhjetor me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Z. Claude Bartolone. Dy Kryetarët diskutuan mbi mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë, çështjet në lidhje me azilin dhe emigracionin, frankofoninë dhe aktualitetin bilateral. Një drekë pune u organizua me deputeten, Znj. Viviane Le Dissez, Kryetare e grupit të miqësisë Francë-Shqipëri.

Z. Meta u prit gjithashtu, më 10 Dhjetor, nga Z. Jean-Pierre Bel, Kryetar i Senatit. Znj. Bariza Khiari, Zëvëndëskryetare e Senatit, Z. Simon Sutour, Kryetar i komisionit për çështjet evropiane, Z. Alain Richard, Përfaqësues i posaçëm i Francës për diplomacinë ekonomike për Ballkanin perëndimor, si dhe senatorë të tjerë, anëtarë të grupit të miqësisë Francë-Shqipëri në Senat, morën pjesë në takim.

Ndryshimi i fundit: 12/12/2017

Në krye të faqes