Z. Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm shqiptar, zhvillon një vizitë pune në Francë [fr]

Ministri i Brendshëm shqiptar, Z. Saimir Tahiri, i cili ishte i ftuar në Panairin MILIPOL, u prit më 18 Nëntor nga Ministri i Brendshëm, Z. Manuel Valls. Përpunimi i një marrëveshje të re për luftën kundër krimit të organizuar është duke u studiuar dhe formimet do të shtohen.

Z. Tahiri dhe delegacioni i tij vizituan më tej Drejtorinë e Përgjithshme të të huajve për një shkëmbim pikëpamjesh me drejtorin e përgjithshëm, Z. Luc Derepas, Z. François Lucas, Drejtori i Imigracionit dhe Znj. Brigitte Frenais-Chamaillard, Shefe e shërbimit të azilit.

Së fundi, Z. Tahiri dhe delegacioni i tij zhvilluan një takim me Znj. Mireille Ballestrazzi, Presidente e Interpolit.

Le Ministre albanais de l'Intérieur, M. Saimir Tahiri, avec son homologue français M. Manuel Valls - JPEG

Ndryshimi i fundit: 20/11/2013

Në krye të faqes