Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në parkun e gërmimeve në Durrës (14 qershor 2019) [fr]

Ekipi i arkeologëve franko-shqiptar të udhëhequr nga znj. Abadie-Reynal dhe z. Shehi nxori në dritë një zbulim të jashtëzakonshëm arkeologjik: një statujë mermeri që daton nga shekulli I-III-të të erës sonë.

Ekipi i arkeologëve franko-shqiptar të udhëhequr nga znj. Abadie-Reynal dhe z. Shehi bashkë me personelin e ambasadës së Francës në Shqipëri (Christina Vasak, Patrick Cohen, Paul Souligoux dhe François Terrier) në vendin e gërmimeve urbane të Durrësit, e premte 14 qershor.
JPEG

Në të njëjtën ditë, më 14 qershor, gjatë vizitës së ambasadës, u nxor në dritë një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik: një statujë mermeri që daton nga shekulli 1 – 3-të të erës sonë. E punuar me shumë delikatesë, shumë mirë e ruajtur, bëhet fjalë sipas vetë arkeologëve për një gjetje të jashtëzakonshme, dëshmi e pasurisë së nëntokës shqiptare për sa i përket relikteve të antikitetit. Pas ekspertizës, kjo statujë do të ekspozohet në muzeun arkeologjik të Durrësit, i cili është tashmë i pasur me dhjetëra mijëra objekte.
JPEG

Pamje e vendit të gërmimeve urbane në Durrës. Tabela tregon “Sheshi i Tregut - Shekulli V-të dhe VI-të - Monument Kulturor i Mbrojtur nga Shteti”.
JPEG

Ndryshimi i fundit: 11/09/2019

Në krye të faqes