Zgjatja e kontratës koncesionare të grupit MORPHO [fr]

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka nënshkroi më 19 mars në Tiranë zgjatjen e kontratës koncesionare me përfaqësuesit e Grupit Morpho, për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Z. Jean-Paul Jainsky, Drejtor ekzekutiv dhe president i grupit Morpho (ish Sagem-sécurité) nënshkroi kontratën për palën franceze, si dhe përfaqësuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z.Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, të cilët janë partnerë në joint-venture ALEAT që administron koncesionin.

Ministri Noka deklaroi se marrëveshja e re parashikon gjithashtu disa shërbime elekronike dhe ftoi me këtë rast institucionet shqiptare të përdornin këtë mundësi të re.
M. Jean-Paul Jainsky, Président-directeur général de Morpho et le Ministre Noka - JPEG

Ndryshimi i fundit: 09/11/2015

Në krye të faqes