Zgjedhjet më 23 qershor: deklarata e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të Ambasadorëve evropian në Shqipëri. [fr]

Pas rrahjes të njërit nga kandidatëve për deputet, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadorët evropianë në Shqipëri ngrihen kundër dhunës.

Më 11 qershor ata publikuan deklaratën e mëposhtme:

(teksti origjinal, marrë nga faqja zyrtare e Delegacioni Evropian në Shqipëri)

"Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me Krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor.

Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të sillen sipas këtij standardi dhe presim që partitë politike t’u japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me këtë".

Ndryshimi i fundit: 12/06/2013

Në krye të faqes