Formimi për Doganat shqiptare [fr]

Prej 11 deri në 15 tetor Ambasada e Francës në Tiranë nëpërmjet Atasheut të saj të doganës kompetent për rajonin e Ballkanit Perëndimor filloi një formim për oficerët e doganave shqiptare. Ky formim prej dy javësh ka si qëllim të mbështesë krijimin e ekipeve operacionale të investigimit në doganat shqiptare, modeli referues i të cilit do të bazohet në modelin francez të Drejtorisë Kombëtare të Informacionit dhe të Hetimeve Doganore.

Përveç pranisë të dy ekspertëve doganorë francezë të nivelit të lartë (Jean-Pierre Deleage dhe Jean-Paul Piazzoli), funksioni ka mirëpritur me kënaqësi një gjykatësi francez me përvojë, Jean-Pierre Bernard, i cili ishte në gjendje të sigurojë mbështetje për ushtrimet e propozuara, si dhe një vizion gjyqësor për këtë lloj shërbimi.

Java e dytë e formimit do të zhvillohet nga 08 deri në12 nëntor. Ambasada e Francës do të presë drejtorin rajonal në krye të strategjive doganore të marrëdhënieve ndërkombëtare Jean-François Dutheil, i cili do të flasë për të mbyllur këtë trajnim.


JPEG - 57.6 ko
Formation pour les Douanes albanaises

Ndryshimi i fundit: 28/10/2014

Në krye të faqes